Gjykata Speciale ka vendosur që ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim në Hagë.
Ish presidentit Thaçi tashmë edhe zyrtarisht iu është refuzuar kërkesa që të mbrohet në liri.
Edhe pse dy shtete kanë ofruar garanci për mbrojtjen e Thaçit në liri, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, nuk e ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes së ish kreut të UÇK-së.
I njëjti ka urdhëruar mbrojtjen e ish presidentit të vendit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.
Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin e tij nga paraburgimi.
Ndryshe, mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes një parashtrese drejtuar gjykatësit paraprak, ka bërë të ditur se dy shtete të treta kanë garantuar për lirimin e përkohshëm të tij në territoret e tyre, duke kërkuar lirimin e tij në një nga këto shtete.
Sipas kësaj shkrese, më 5 maj 2021, mbrojtja mori garancinë me shkrim të Qeverisë për lirimin e përkohshëm të Thaçit në territorin e saj, ndërsa thuhet se garanci tjetër me shkrim nga një Qeveri që nuk emërtohet u mor më 14 qershor 2021.
“Të dy shtetet e treta garantojnë që të bashkëpunojnë plotësisht për të siguruar kthimin e Thaçit, ashtu si dhe kur kërkohet nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në këtë parashtesë.
Sipas mbrojtjes së Thaçit, ofertat nga shtetet e treta, të mbështetura nga garancitë me shkrim, zhvendosin ekuilibrin në favor të lirimit të përkohshëm dhe këto garanci janë të mjaftueshme për të adresuar rrezikun e arratisjes dhe pengesave.
Tutje, thuhet se edhe nëse gjykatësi i procedurës paraprake konsideron që Thaçi vazhdon të gëzojë çdo masë të “ndikimit dhe autoritetit”, kjo eliminohet tërësisht nga garancitë e shteteve të treta, të cilat eliminojnë çdo rrezik real të pengesave ose ikjes.
Mbrojtja i ka kërkuar gjykatësit të procedurës paraprake që të kërkojë pikëpamjet e qeverive mbi lirimin e Thaçit në territoret e tyre përkatëse dhe të urdhërojë lirimin e përkohshëm të Thaçit në një nga këto shtete të treta me kushte të tilla që konsiderohen të përshtatshme.
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...