Google ADS

I refuzohet kërkesa Aeroportit “Adem Jashari” nga Gjykata Kushtetuese

11:59 | 27 Maj 2020
Arbresh.info

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e Aeroportit “Adem Jashari” se i janë shkelur të drejtat nga vendimi i Gjykatës Supreme.

Gjykata Supreme më 16 tetor të 2018-tës kishte vendosur që punonjësja me inicialet M. H. të kthehet në punë në Aeroport, vendim ky të cilin “Limak” e ka çuar në Supreme.

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 27 maj 2020, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe vendosi për kërkesat: 1. KI 36/20; 2. KI 04/20; 3. KI 41/20 dhe KI 133/19. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve të Gjykatës (tekstet e plota të vendimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

1. Aktvendim
Lënda: KI 36/20
Parashtrues: Limak Kosovo International Airport SH.A. “Adem Jashari”

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 10/2018], të datës 16 tetor 2018, me të cilin pala parashtruese pretendonte t’i jenë shkelur të drejtat e garantuara me nenet: 24 [Barazia para ligjit], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], 32 [E drejta për mjete juridike] dhe 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e përgjithshme] dhe paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme