Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i kanë reaguar kreut të LDK’së, Lumir Abdixhikut, lidhur me deklaratën e tij të mbrëmshme në Pressing të T7, i cili kur u pyet për kritikat që vijnë nga zyrtarët e partisë, Agim Veliu e Skënder Hyseni, ai tha se ata s’mund t’i dhënë ligjërata, meqë e kanë sjellë LDK’në në nivel të AAK’së.
Duke mos përmendur emrat e tyre, kur është pyetur nga autori i emisionit, Abdixhiku ka thënë se me ta partia kishte shënuar rënie të madhe.
“E kanë pru LDK-në në nivel të AAK-së. Mos t’më japin ligjërata. S’mund të më japin as mua e as kolegëve të mi se si qeveriset me një parti”, ka deklaruar ai.
Për këtë deklaratë të Abdixhikut, ka reaguar zëdhënësi i AAK’së, Lulzim Blakaj.
Ai e ka quajtur Abdixhikun “parashutist në LDK”, derisa ka thënë se është mirë “që përplasjet që i ka brenda partisë, t’i zgjidhë brenda oborrit të vet, e të mos kruhet me Aleancën”. /arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?