I propozuari për ministër të Drejtësisë nga AAK, Selim Selimi, është shprehur se liria e një personi duhet të jetë absolute.
Në një postim të tij në Twitter, Selimi ka thënë se e vetmja formë se si njeriu mund ta ushtrojë lirinë e tij, është në një sistem kontrollesh apo ekuilibrash, transmeton lajmi.net.
Sipas Selimit, pavarësia e sistemit juridik të Kosovës është e domosdoshme.
Postimi i plotë:
Qeveritë vijnë dhe shkojnë, por liria e një personi duhet të jetë absolute. E vetmja mënyrë se si një person mund të ushtrojë lirinë e tij / saj është në një sistem kontrollesh dhe ekuilibrash. Pavarësia e sistemit tonë juridik është e domosdoshme. Më pak qeveri dhe më shumë sundim të ligjit!.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...