Qeveria e Kosovës shpalli sonte gjendjen e emergjencës së shëndetit publik pasi vendi regjistroi edhe personin e nëntë të infektuar me koronavirus.
Një prej 4 rasteve që u konfirmua këtë mbrëmje me covid-19 është një 62 vjeçar nga komuna e Podujevës.
Sipas IKPSHK’së i prekuri me koronavirus ishte kthyer nga Italia më 5 mars nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’.
Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari njoftoi se në përputhje me vendimin Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe rekomandimet e IKSHPK për ndërmarrjen e masave preventive, pas shpalljes pandemi të COVID-19 (Coronavirusit), qysh javën e kaluar ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme preventive, duke bërë dezinfektimin e hapësirave publike dhe pajisjen e institucioneve shëndetësore me material mbrojtës.
“Konform situatës së krijuar nga kjo pandemi edhe në komunën tonë janë duke u respektuar rekomandimet për mbylljen e të gjitha objekteve tregtare dhe restoranteve e lokaleve. Inspektorët tanë vazhdimisht janë në teren dhe po përcjellin zbatimin e vendimeve të marra për masat parandaluese të COVID – 19”, thuhet në komunikatën e komunës.
Në fund u është kërkuar qytetarëve të zbatojnë udhëzimet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Këshilli komunal për menaxhimin dhe zbatimin e masave parandaluese dhe mbrojtëse nga COVID-19 do të mblidhet nesër në mëngjes për të analizuar situatën aktuale dhe koordinimin e aktiviteteve të mëtejme, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve. Bëni kujdes, nuk ka vend për panik!”, thuhet më tej në njoftimin e komunës.
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës