Policia e Kosovës ka njoftuar për një bastisje që ka bërë dje në një shtëpi në lagjen “Vranjevc” në Prishtinë.
I dyshuari është plagosur nga zyrtari policor, ndërsa në shtëpinë e tij janë gjetur disa armë të cilat janë konfiskuar.
Ndërsa sot përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje shtesë për viktimën i cili është duke u trajtuar në QKUK nën sigurimin e policisë, shkruan arbresh.info
Prishtinë 08.05.2022-09:10. Pas disa të shtënave me armë zjarri të raportuar më parë, policia me autorizimin e Prokurorit të Shtetit , ka bërë kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar. I dyshuari ka kanosur me armë zjarri zyrtarët policorë duke ua kanosur jetën drejtpërdrejtë, me ç rast në vetmbrojtje dhe për të vënë situatën nën kontrollë njëri nga zyrtarët ka përdorur armën ndaj të dyshuarit. Si dëshmi materiale janë sekuestruar : pesë pistoleta, një AK-47, 694 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 58 gëzhoja dhe 4 predha. I dyshuari është duke u trajtuar në QKUK dhe nën sigurimin e policisë-thuhet në njoftim./ arbresh.info/
lexo edhe:
Aksioni në Vranjevc, policia gjeti arsenal armësh dhe shtiu ndaj të dyshuarit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...