Google ADS

I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjeku jep detaje për gjendjen e tij

23:23 | 3 Janar 2025
R J

Këtë të premte një person është plagosur në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Plagoset me armë zjarri një person në Arbëri të Prishtinës

Ai është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë si shkak i plagosjes nga arma e zjarrit, teksa drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolegci, për Klan Kosovën, ka thënë se “në minutën e fundit arritëm të ia shpëtojmë jetën”.

“Nga plagosja, viktima ka pësuar shok hemorragjik, ku ka humbur edhe sasi të madhe të gjakut. Viktima është plagosur në anën e majtë të torkasit, ku kirurgu dhe drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, kemi arritur ta shpëtojmë dhe stabilizojmë”, tha Kolgeci për Arbresh.info

Më tej, Kolgeci tha se i plagosuri, pas operimit është dërguar për trajtim të mëtejmë në Klinkën e Anestezionit me Mjekim Intensiv./Arbresh.info/

Të ngjashme