Dardan Islami nga shoqëria civile, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk mund të fajësohet, e vetme, për krejt të këqijat që kanë ndodhur në vend që nga paslufta.
Ai po ashtu ka thënë se puna e SHIK-ut nuk duhet të demonizohet, në tërësi, por duhet të merren rastet një nga një, njëjtë sic nuk duhet të fajësohet ‘krahu i luftës’ për ngecjet e vendit, njofton Klan Kosova.
“Secili ushtri ka shërbim informativ. UCK-ja e ka pasur SHIK-un, që ka mbajtur kontakt me shërbimet tjera. Dhe pas luftës, me dekret të UNMIK-ut ky organ e ka vazhduar punën në qendër të Prishtinës. Pra ka pasur një punë ky institucion. Nuk është fer që të përmendet SHIK-u, e të mos përmendet shërbimi informativ që e ka pasur LDK-ja”.
“Nuk është krahu i luftës që e ka bllokuar rrugën e Kosovës. E ka bllokuar Rusia, që nga pasluftë, në OKB, në Këshill të Sigurimit, në të gjitha organizmat ndërkombëtar. Prandaj nuk është në rregull që fatura për gjithcka t’i lihet krahut të luftës”.
“Nuk mund të thuhet që vetëm PDK-ja ka faj për të këqijat që kanë ndodhur në vend pasluftës. Edhe LDK-ja ka qenë në pushtet që nga paslufta. Në pushtet ka qenë edhe AAK-ja”./arbresh.info/
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...