Lëvizja Vetëvendosje i ka organizuar një takim lamtumirës, ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, ku kanë qenë të pranishëm drejtuesit e kësaj partie, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe zyrtarë të tjerë të partisë.
Kurti ka thënë se me ministrin Mehaj është bërë punë e madhe në ngritjen dhe zhvillimin e ushtrisë së Kosovës.
“Faleminderit Armend Mehaj”, shkruan në videon e vetëvendosjes.
“Sa ishte ministër Armend Mehaj është bërë një punë e jashtëzakonshme madhore për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë. E para është ngritja e kapaciteteve profesionale dhe e dyta ngritja e atyre operacionale të FSK-së”, tha Kurti , i cili i ka uruar shërim të shpejt gruas së Mehajt.
Kujtojmë se Armend Mehaj për arsyeje, siç ka thënë ai familjare, ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Mbrojtjes.
Në vend të tij është emëruar ish-oficeri i pensionuar i FSK-së, Ejup Maqedonci.
Vetë kryeministri ka thënë se ka pranuar dorëheqjen e Mehajt, për shkaqe thotë familjare.
“Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës”, ka shkruan në Facebook, kryeministri Kurti në ditën që ka pranuar dorëheqjen e tij./rtk/
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve