Një serb është arrestuar në magjistralen Gjilan-Prishtinë pasi u ka ofruar 20 euro ryshfet njësitit policor.
Serbi me inicialet V.J.,ishte duke drejtuar një kamion me targa të Serbisë kur është ndaluar nga policia për kontrolle rutine.
“I dyshuari është arrestuar nga ana e policisë, është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe parat janë konfiskuar si dëshmi për gjykatën. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale ,,Dhënia e ryshfetit’’ dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit