Të martën rreth mesnatës është arrestuar një person pasi dyshohet për ofrim të mitos.
I dyshuari, shtetas i Shqipërisë u ka ofruar zyrtarëve policorë një bankënotë prej 5 € derisa po i kontrollonin dokumentet personale të tij dhe të automjetit, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“SPK. Kullë 21.01.2020-22:40. Është raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë u ka ofruar zyrtarëve policorë një bankënotë prej 5 €, derisa i kontrollonin dokumentet personale të tij dhe të automjetit. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./arbresh.info/
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit