Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikë kalimin kufitar Kulla.
Sipas policisë, i njëjti dyshohet se i ka ofruar zyrtarit policor 50 euro për t’i mundësuar bashkëshortes së tij kalimin e kufirit me pasaportë jo valide, shkruan Arbresh.info.
“PKK Kulla / 30.12.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i huaj, pasi që i ka ofruar ryshfet prej 50 euro zyrtarit policor, për ti mundësuar bashkëshortes së tij kalimin e kufirit me pasaportë jo valide.”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...