Google ADS

I ndërpritet masa e paraburgimit personit që kanosi Presidentin

14:49 | 29 Prill 2020
Arbresh.info

Gjykata e Apelit ia ka ndërprerë masën e paraburgimit, të pandehurit K.P, i cili kanosi presidentin Hashim Thaçi duke ia zëvendësuar të njëjtën më masën e paraqitjes në stacion policor.

Apeli ka vlerësuar se “meqenëse atij  i dihet identiteti, ka vendqëndrim dhe adresa të njohura,  dhe meqenëse  nuk ekzistojnë rrethana që e bëjnë te besueshme frikën se me gjetjen e tij në liri, do të mund ta përsërisë veprën penale, ngase i njëjti në prokurori, ka deklaruar se ndjehet fajtor, se është penduar për veprën penale dhe se ke premtuar se kurrë nuk do të kryej ndonjë vepër penale të tillë”.

Sipas kësaj gjykate qëllimi për të cilin është vazhduar masa e paraburgimit mund të arrihet edhe më caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor.

Prokuroria Speciale e Kosovës, kishte ngritur aktakuzë më 17 prill në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit me inicialet K.P. më 26 mars, nëpërmes rrjetit social “Facebook” ka kanosur seriozisht të dëmtuarin Presidentin e  Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me punën e tij si  person zyrtar, se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme