I mituri therë me thikë bashkëmoshatarin e tij në Prizren

09:57 | 7 Maj 2022
S D

Një fëmijë (13 vjeç) ka pësuar lëndime të lehta trupore, i cili derisa ishte duke luajtur në rrugë është therë me thikë nga bashkëmoshatari i tij (i mitur).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:10 në rrugën “Beteja e Vrinit”, në Prizren.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekut lëndimet janë të lehta.

“Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar (fëmijë 13 vjeç) pasi i njëjti derisa ishte duke luajtur në rrugë është therë me thikë nga një i dyshuar bashkëmoshatar i tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekut lëndimet janë të lehta. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme