I mituri sulmon me thikë një të mitur tjetër, arrestohet nga policia

08:34 | 3 Shtator 2023
E.H

Një i mitur në Podujevë ka sulmuar me thikë një të mitur tjetër duke i shkaktuar lëndime, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në sheshin e qytetit të Podujevës ndërsa viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Sheshi i qytetit Podujevë 02.09.2023 – 21:40. Viktima mashkull kosovar i mitur ka kërkuar tretman mjekësor në emergjencë pasi që ka pësuar lëndime nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur. Lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme