Google ADS

I mituri raporton për dhunë sistematike dhe detyrim nga dy bashkëmoshatarë

10:09 | 3 Mars 2023
A. B.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person i mitur ka raportuar se ka pasur dhunë sistematike nga dy të mitur të tjerë, dhe sipas deklarimit të të dyshuarit, e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në Prishtinë.

“06-27.02.2023 – NN. Raportohet se më datën 02.03.2023 një i mitur mashkull kosovar ka pasur dhunë sistematike nga dy të mitur të tjerë, dhe sipas deklarimit të të dyshuarit, e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme