Google ADS

I mituri plagos të afërmin e tij derisa po lozte me pushkë ajrore

11:02 | 19 Mars 2018
Arbresh.info

Policia raporton se në fshatin Plemetin të Obiliqit, një fëmijë duke lozur me një pushkë ajrore aksidentalisht ka plagosur viktimën mashkull, i afërm i tij.

Viktima ka pësuar lëndime në fytyrë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme