I mituri hedh mjet piroteknik në drejtim të KFOR-it në Mitrovicë, policia nis hetimet

09:13 | 4 Janar 2025
E.K

Policia e Kosovës ka marrë për intervistim një të mitur në jug të Mitrovicës, pasi dyshohet se ai ka hedhur një mjet piroteknik në drejtim të automjetit të KFOR-it, gjatë ditës së djeshme në Bulevardin “Isa Boletini”.

Sipas raportit ditor të policisë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Bulevardi Isa Boletini, Mitrovicë Jugu 02.01.2025 – 23:00. Raportohet se i dyshuari i mitur mashkull kosovar, kishte hedhur një mjet piroteknikë në drejtim të automjetit të KFOR-it (karabinierëve). Policia ka arritur që ta ndalojë të dyshuarin dhe e ka sjellë për intervistim në stacion policor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme