I mituri e bën për spital të miturën në Skenderaj

12:26 | 17 Mars 2019
L G

Një person i mitur ka sulmuar dhe rrahur një të femër po ashtu e mitur,  raporton arbresh.info.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Klinë e Poshtme në  Skenderaj.

Pas sulmit e mitura është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës.

“Raportohet se i dyshuari moshë e mitur mashkull K/Shqiptar, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar dhe rrahur duke i shkaktuar frakturë në dorë viktimën gjithashtu moshë e mitur femër  K/Shqiptare. Viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës”, bën të ditur policia.

Dy personat e involvuara në rast , sipas policisë pas intervistimit ne prani të prindit dhe punëtorit të QPS, me vendimin e prokurorit, lirohen në procedurë të rregullt./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme