Një 25-vjeçar është arrestuar sot në Prishtinë, pasi dyshohet se ka arritur të marrë nga ankuesja shuma parash duke e shantazhuar përmes rrjeteve sociale.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se i dyshuari J.A., është shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa shtoi se me rekomandim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Në një operacion të zhvilluar sot nga njësite policore të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast të shantazhit. Operacioni policor ka ardhur si rrjedhojë e një denoncimi nga një ankuese. Nga hetimi preliminar që policia i ka bërë këtij rasti, është ngritur baza e dyshimit se personi i dyshuar ka arritë të merr nga ankuesja shuma parash, duke shantazhuar viktimën përmes rrjeteve sociale. Në operacionin i cili është realizuar në koordinim me prokurorinë, policia ka arritur të arrestoj të dyshuarin J.A, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Maqedonosë së Veriut, dhe të njëjtin më pas me rekomandimin e prokurorit të shtetit ta procedoj në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh për vazhdimin e mëtejmë të hetimeve”, tha Ahmeti
Kurti takoi në Davos homologun e tij lituanez, e falënderoi ...
Atalanta fiton bindshëm ndaj Sturm Grazit dhe kalon në fazën...
Kurti u takua me një grup investitorësh në Davos, në Shtëpin...
Zyrtare: Sasa Jankovic trajneri më i ri i Bashkimit
Araujo rikthehet të luajë në Ligën e Kampionëve/ Benfica – B...
Liverpool – Lille, formacionet zyrtare