Një 44-vjeçar është arrestuar në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë pasi mbante armë zjarri në makinë, e të cilat dyshohet se i kishte marr nga Kosova
Nga verifikimet e kryera dyshohet se 44-vjeçari, pasi ka siguruar armët e zjarrit në Kosovë, i ka trafikuar ato drejt Shqipërisë, me qëllimin shitjen e tyre te persona të tjerë.
Policia e Shtetit tutje bënë të ditur se janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me fishek në fole, gati për qitje, një silenciator, krëhëra e municion luftarak, një automjet dhe një aparat celular.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar veprimtarinë e paligjshme të 44-vjeçarit si dhe lidhjet e tij në trafikun e armëve. Sipas njoftimit të bërë publik nga ana e policisë, 44-vjeçari rezulton me disa identitete./Arbresh.info
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje
G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimi...
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan