I merr veturën për dy ditë, ikë e nuk ia kthen më

09:20 | 5 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Një rast i keqpërdorimit të besimit është raportuar muajin që lamë pas në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i ka marrë në shfrytëzim veturën për dy ditë viktimës ndërsa nuk ia ka kthyer më.

E rreth 3 javë më pas policia ka gjetur veturën, shkruan arbresh.info.

Edhe i dyshuari është intervistuar ndërsa është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rr. Bresje, Fushë Kosovë 16.11.2019-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili viktimës mashkull K/Shqiptar  ia kishte marrë në shfrytëzim veturën  me targa vendore për dy ditë dhe më nuk ia kishte kthyer. Vetura është gjetur dhe konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”,/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme