“Mos të ishte Vuciqi ditëve të fundit me rikujtua, liderët tanë kenë tu e harru këtë masakre”.
Kështu e nis rrëfimin e tmerrit të 21 janarit të vitit 1999 njëri nga katër të mbijetuarit e masakrës së Reçakut.
I mbushur më dhimbje e i tmerruar nga kujtimet e asaj periudhe, Ramë Shabani nga fshati Reçak, i cili ka humbur 11 anëtarë të familjes së tij, shprehet i mllefosur më liderët e vendit, të cilët sipas tij nuk kanë bërë asgjë për të kërkuar drejtësi për këtë masakre ku mbetën të vdekur 45 shqiptarë të paarmatosur, raporton arbresh.info
“Liderët kanë pas nis më harru Reçaken, vetëm Vuciqi ua hapi sytë se kenë tu e harru dhe nuk vjen askush sytë më na i pa. Liderët asnjë nuk kanë ardhë as me na pyet e lë më mu interesua””, shprehet i zhgënjyer Shabani.
Rrëfimi i tij vazhdon për datën kritike të 15 janarit të kobshëm.
Shabani thotë se nga katër të mbijetuar sa kanë qenë, tashmë kanë mbetur vetëm tre.
Ai shpreh drojën se deri sa dikush të interesohet për dëshmitë e tyre edhe këta tre mund të mos jenë gjallë.
“ Unë më 15 janar jam kanë në Reçak në ora 7 e 15 janë hy këmbësoria jemi kanë në familjen e Sadik Osmani aty na kanë marr na kanë nda gra e burra. Na kanë rreh fillimisht e na kanë dërgua të vendi ku u ba masakra. Fatit nuk i dihet unë jam kanë ma i rrahur krejt teshat i kom pas më plumba të shpuara por kom mbijetuar. Kom qëndrua pak ma larg deri në mbrëmje ne mbrëmje jomë ngrit i kom prek 24 krejt të vdekur janë kanë. Deri tash askush s’na ka thirr për të dëshmua. Na prej asaj masakre 4 kemi mbijetua nja ka vdekur, dëshmitarët janë tu shkua e asgjë nuk u be për të kërkuar drejtësi”, vazhdon rrëfimi i tij.
Ndonëse ai vetë i mbijetoj kësaj masakre nder më të tmerrshmet në Kosovë, e cila bëri bota të kthej sytë nga Kosova, Shabani tregon se në atë masakër ka humbur 11 anëtarë të familjes.
“Unë i kom disa 11 familjar të vramë në atë masakër. Politikanëve ju thamë se duhet mi lanë interesat e vet dhe më këqyr popullin qe tre muaj s’janë tu be asgjë sikur kur të besh pazar më toka po bëjnë më neve. Këtu vinë krejt bota e për këtë s’u dënua askush”, tregon Shabani.
Rrëfimi i këtij të mbijetuarit përfundon më shpresën se një ditë dikush do të marr përgjegjësi për këtë masakër dhe drejtësia të vije në vende./arbresh.info/Vlora Selimi
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...