Google ADS

I maskuar kishte grabitur një biznes në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

15:44 | 25 Mars 2020
L G

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ishte përfshi në një grabitje në Gjakovë.

Policia Rajonale e Gjakovës, ka bërë të ditur se sot, i dyshuari mashkull B.G, ashkali është prangosur, nën dyshimin për “Grabitje”.

“Sot me datë 25.03.2020, Sektori Rajonal për Hetime nga Drejoria Rajonale e Policisë në Gjakovë  pas një pune operative hetimore ka realizuar një operacion bastisje  me urdhër te Gjykatës kompetente në vendbanimin e personit të dyshuar dhe i njëjti është arrestuar, po ashtu janë sekuestruar në cilësi të provave materiale një sasi e konsiderueshme e  parave si dhe arma e cila dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale. Personi i arrestuar B.G ,i lindur ne vitin 1986,mashkull ,ashkali/shtetas i Kosovës,  mbahet ne ndalim policor për 48 orë me urdhër të prokurorit te shtetit”, njofton policia.

Po ashtu bëhet e ditur se grabitja kishte ndodhur më 23 mars në ora 19:20 në rrugën ,,Nena Terezë” në Gjakovë.

“Patrullat policore me të gjitha njësitë relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit ku me të arritur në këtë lokacion ne biznesin ,,Ria Money Transfer”  aty kanë takuar viktimën femer kosovare/shqiptare  e cila ka raportuar se derisa kishte qenë në detyrë në ketë biznes, aty kishte hyrë një person i pa njohur i maskuar  dhe i njëjti nën kërcënimin e armës kishte kërkuar para nga viktima”, ka njoftuar policia.

Viktima sipas policisë nga frika ia kishte dorëzuar të gjitha të hollat nga pazari ditor ndërsa më pas personi i dyshuar e kishte detyruar viktimën të kaloj në zyrën tjetër duke tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me të,  me ç’rast viktima kishte arritur ta shtyjë dhe ishte larguar./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme