I mashtron se do të përfitojnë grante nga një Ministri, i dyshuari përfiton mbi 30 mijë euro

09:15 | 11 Prill 2022
S D

Tre persona kanë raportuar se janë mashtruar nga një person, ku ky i fundit u ka thënë se do të përfitojnë grante nga një ministri e Kosovës, duke ua marr kështu një shumë mbi 30 mijë euro, shkruan arbresh.info.

I dyshuari është në arrati, rasti nën hetime.

“Graqanicë 25.11.2022 – NN. Tre ankues meshkuj kosovarë kanë informuar se janë mashtruar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili u kishte marr para në këmbim që ata të përfitonin grante nga një ministri e Republikës së Kosovës. Vlera e pareve të marra nga i dyshuari, është mbi 30 mijë euro. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme