Salih Krasniqi, mjeku i cili ka kontribuar shumë për Kosovën, si në kohën e luftës po ashtu edhe të paqes, i cili pa-ndërprerë është vënë në shërbim të popullit shqiptarë.
Krasniqi ka rrëfyer kohën e luftës së fundit të Kosovës kur ishte punëtor shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në vitet 1998-1999, për të cilën kohë thotë se janë kryer krime kundër pacientëve dhe personelit mjekësor shqiptarë nga forcat policore dhe ushtarake serbe brenda këtij institucioni.
Ai thotë se, serbët në vitet 1998-1999, nuk kanë qenë të interesuar për të shëruar shqiptarët.
Tutje ai ka përshkruar krimet që iu janë bërë nga forcat policore dhe ushtarake serbe, pacientëve dhe personelit shëndetësor në QKUK.
Gjithashtu Krasniqi, tregon edhe për sfidat dhe presionet me të cilat është përball personeli mjekësor shqiptarë nga forcat serbe gjatë asaj kohe.
Të lidhur për radiatori të maltretuar deri në atë pik sa tua fikësh cigaren në plagët e tyre, Krasniqi tutje tregon për dhunën që u është ushtruar ndaj pacientëve shqiptarë nga ushtarët serb.
Krasniqi ndër të tjera tregon periudhën ku gjatë asaj kohe personat që kanë qenë pjesëmarrës në UQK, kanë qenë të regjistruar në fletoren e protokolleve me profesionin terrorist, nga personeli serb.
Edhe pse lufta ka përfunduar dhe personeli mjekësor tani është shqiptarë, Krasniqi nuk është akoma i kënaqur me kushtet që ofrohen në QKUK./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...