Google ADS

I lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve në Prizren dërgohet me aeroplan special në Turqi

20:29 | 6 Janar 2025
E.H

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) njofton se kanë siguruar tretman mjekësor në Turqi për personin i cili u lëndua nga shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve natën e Vitit të Ri në Prizren.

Në njoftimin e BIK-ut, bëhet e ditur se i lënduari është dërguar me transport emergjent me aeroplan special për në Turqi, përcjell Arbresh.info.

BIK bën të ditur se kjo është mundësuar fal bashkëpunimin me Ambasadën e Turqisë në Prishtinë dhe Qeverinë turke.

“Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, kanë siguruar trajtimin mjekësor dhe transportin emergjent me aeroplan special të Abdurrahman Memajt, i cili ditë më parë u lëndua rëndë nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren. Me këtë rast, Bashkësia Islame e Kosovës falënderon Ambasadën e Republikës së Turqisë dhe Qeverinë turke për mundësinë e trajtimit mjekësor në Qendrën Hulumtuese Spitalore për diegie të thella në Stamboll të Turqisë, duke bërë apel kështu për kujdes edhe më të shtuar. Lusim Zotin Fuqiplotë që Abdurrahman Memaj të gjejë shërim dhe të kthehet shëndosh e mirë pranë familjes së tij”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme