Google ADS

I kritikoi për mosveprim në rastin e 11-vjeçares, KGJK dhe KPK i kundërpërgjigjen Kurtit

18:03 | 2 Shtator 2022
L G

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe ai Prokurorial (KPK), përmes një komunikate të përbashkët i kanë reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi ky i fundit ka thënë se janë bërë plotë tre ditë dhe  këto dy institucione s’kanë folur ende për veprime që do të ndërmarrin pas rastit të 11 vjeçares.

Këto dy institucione kanë thënë se sillen si institucione të përgjegjshme të pavarura dhe profesionale dhe jo si disa institucione të tjera të cilat s’përngjajnë më institucione shtetërore.

Nga KGJK dhe KPK i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të përmbush obligimet kushtetuese dhe që viktimat e krimit të mos mbesin në “mëshirën e organizatave jo qeveritare për strehim dhe rehabilitim”.

Ndryshe, sot gjatë ditës kryeministri Kurti përmes një postimi në Facebook kritikoi KGJK-në dhe KPK-në duke thënë se është e domosdoshme edhe në sistemin prokurorial e gjyqësor të merren masa, ashtu siç u morën në Policinë e Kosovës ku dha dorëheqje drejtori i policisë si dhe drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve në Shërbimin Korrektues.

Kurti tha se KGjK e KPK ende nuk e kanë thënë asnjë fjalë për veprimet që do të ndërmarrin.

“Mijëra qytetarë, të mërkurën, kërkuan shkarkim të gjykatësve që kanë dhënë dënime nën minimalen e lejuar me ligj për rastet e dhunës seksuale, dhe shkarkim të prokurorëve për neglizhencë ndaj këtyre rasteve. Po atë ditë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, takoi kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryetarin e Gjykatës Supreme dhe u.d. Kryeprokurorin e Shtetit. U theksua si e domosdoshme llogaridhënia në sistemin prokurorial e gjyqësor. Sot është dita e tretë, ndërsa KGjK e KPK janë ende në heshtje. Asnjë fjalë lidhur me veprimet që do të ndërmarrin”, shkruan Kurti./arbresh.info/

LEXO EDHE

Rasti i 11-vjeçares, Kurti: Sot është dita e tretë, ndërsa KGjK e KPK janë ende në heshtje – Arbresh.info

Të ngjashme