Google ADS

I konfiskohet arma të arrestuarit që dyshohet se plagosi dy persona në Shtërpcë

18:44 | 6 Janar 2023
E.H

Sot pasdite dy persona janë plagosur me armë zjarri në Shtërpcë.

Policia ka njoftuar se e ka arrestuar të dyshuarin dhe se të njëjtit i është konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se e ka kryer veprën.

“Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, pasi kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, hetuesit rajonal kanë gjetur e më pas kanë konfiskuar armën e zjarrit (pistoletë) me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale”, thuhet në njoftimi.

Si provë materiale është konfiskuar edhe automjeti i udhëtarëve me të cilën dyshohet se ka lëvizur i dyshuari./arbresh.info/

https://www.arbresh.info/lajmet/1plagosen-nje-11-vjecar-dhe-nje-31-vjecar-u-qelluan-me-arme-zjarri-nga-nje-veture-ne-levizje/

Arrestohet një 33-vjeçar, dyshohet për plagosjen e dy personave me armë zjarri në Shtërpcë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme