I kërkuar nga drejtësia, pejani bie në pranga të policisë në Bërnjak

14:07 | 20 Janar 2023
L G

Një 34 vjeçar nga Peja ka rënë në pranga të Policisë së Kosovës.

Ai është arrestuar nga policia në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak, shkruan arbresh.info.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari ishte në kërkim të drejtësisë.

“Më datë 20.01.2023 rreth orës 00:30, në Pikë e Kalimit Kufitar-Bërnjak është ndaluar personi L. GJ., mashkull/kosovar shqiptar, i lindur në vitin 1989 në Pejë. I njëjti është ndaluar me që kërkohej me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega Podujevë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë./arbresh.info/

Të ngjashme