Google ADS

I kërkuan para nën kërcënimin e thikës, arrestohen tre të mitur në Prishtinë

08:41 | 12 Maj 2024
E.H

Tre të mitur janë arrestuar pasi që nën kërcënimin e thikës i kanë kërkuar para një gruaje në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, gjatë kontrollimit te njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një thikë, shkruan Arbresh.info.

Të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 11.05.2024 – 01:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-të mitur, nën dyshimin se të njëjtit nën kërcënimin e armës-thikës, viktimës femër kosovare i kanë kërkuar para. Gjatë kontrollimit te njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, kujdestar të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes’, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme