I kërkoi para për mospublikim te fotove intime, vëllai kërcënon me vrasje të dashurin e motrës

09:30 | 4 Korrik 2021
Arbresh.info

Një person është përpjekur që të shantazhojë të dashurën e tij duke i kërkuar para, ose ndryshe do t’i publikonte fotot intime të saj.

Sipas Raportit 24 orësh të Policisë, pasi që femra është kërcënuar në këtë mënyrë nga i dashuri i saj, vëllai i vajzës ka shkuar tek ky i fundit dhe e ka kërcënuar atë me vrasje.

Rasti vazhdon të jetë nën hetim./arbresh.info/

Raporti:

“Lipjan 03.07.2021-20:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar (i dashuri i saj), ka kërkuar që t’ia jap 70.000 (shtatëdhjetëmijë) € para të gatshme, se përndryshe do ia dërgoj fotot (intime) familjarëve të saj. Ndërsa, i dyshuari tjetër vëllai i viktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme