Google ADS

I keqësohet gjendja shëndetësore derisa ishte në një lokal, vdes pejani

14:38 | 24 Gusht 2017
Arbresh.info

Një personi në Pejë, derisa ishte duke qëndruar në një lokal i është keqësuar gjendja shëndetësore.

Në vend të ngjarjes ka dalë ekipi i ndihmës së shpejt, të cilët e kanë transportuar viktimën në spitalin  e Pejës, ku dhe është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete, shkruan arbresh.info.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme