Është ndërprerë seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij, Pjetër Ndrecaj, për shkak se atij i është keqësuar gjendja shëndetësore.
Kjo ka ndodhur gjatë kohës sa prokurori i rastit, Agron Matjani, ka filluar të lexojë kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit.
Gjykatësi i rastit Shaqir Zika për arsye të keqësimit të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit e ndërpreu seancën dhe thirri ndihmën e shpejtë.Derisa, erdhi ndihma e shpejtë i dyshuari mbeti i shtrirë në tokë, ku më pas me ndihmë të shpejtë është dërguar për në spital.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka përpiluar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji për të dyshuarin për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij, Pjetër Ndrecaj.
Ngjarja kishte ndodhur mbrëmë në fshatin Brekoc të Komunës së Gjakovës.Në kërkesën për caktimin e paraburgimit të prokurorit kujdestar, Ali Uka, thuhet se me lënien në liri, i pandehuri do të arratiset nga Kosova, si dhe nga rrethanat se ekziston rreziku që me gjetjen e mundshme të tij në liri, do të vije deri tek hakmarrja e mundshme nga ana e familjarëve të viktimës.
Gjithashtu, prokurori Uka të mërkurën ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj tani të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë.
Sipas aktvendimit për fillimin e hetimeve, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se më 7 gusht në ora 21:00, në shtëpinë e vëllezërve të tani të ndjerës, bashkëshortes së tij, Valbona Marku-Ndrecaj, me dashje ka privuar nga jeta, anëtarët e familjes përkatësisht bashkëshorten e tij, tani të ndjerë dhe vajzën e tij, 9 vjeçare.
Aty thuhet se ngjarja ka ndodhur në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri shkon tek shtëpia e vëllezërve të tani të ndjerës dhe me armën automatike “AK-47”, shtie disa herë në drejtim të tani të ndjerave, duke i privuar nga jeta.Me këtë, dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”./betimi per drejtesi
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...