Google ADS

I jepet lamtumira e fundit pjesëtarit të FSK-së

15:54 | 14 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Sot, në ditën kur Kuvendi i Kosovës votoi Ushtrinë, u varros një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ali Sinani i cili ishte pjesëtar i FSK-së vdiq dje në orët e para të mëngjesit.

Sinani ishte nënoficer i FSK-së, e megjithëse ndër vite i ka shërbyer atdheut, nuk arriti dot të pres momentin e transformimit të FSK-së në Ushtri.

Kapter Ali Sinani ka shërbyer me përkushtim të madh në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe në muajin nëntor është sistemuar në Brigadën e Mbështetjes Operacionale të FSK-së.

Në varrimin e tij, morën pjesë edhe tashmë ushtarët e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme