Familjarë, miq e figura të njohura politike i dhanë sot lamtumirën e fundit, ish-boksierit të njohur kosovar, Xhevdet Peci.
Varrimi i tij u bë në fshatin Zhazhë të Mitrovicës, shkruan arbresh.info.
Përveç familjarëve e miqve, për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-boksierit, ishin edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ish kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Po ashtu sonte në ora 19:30 do të mbahet mbledhje përkujtimore për ish-boksierin në Qendren e Kulturës në Mitrovicë.
Ndërkohë, pamja për të ndjerin do të bëhet duke nisur nga nesër (e premte) në Hotelin Sirius në Prishtinë, dhe do të zgjasë tri ditë./arbresh.info/
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot