I jepet lamtumira e fundit biznesmenit, Bedri Rexhepi

13:36 | 20 Tetor 2022
A Z

Biznesmeni kosovar, Bedri Rexhepi, i cili u vra mizorisht një vit e gjysmë më parë, do të përcillet sot për në banesën e fundit në një ceremoni mortore ku të pranishëm janë familjarë, miq dhe njerëz të afërm.

Bedri Rexhepi u zhduk në prill të vitit të kaluar e tek pas një viti e gjysmë u mor vesh se biznesmeni dyshohet se u vra në mënyrë makabre nga Jeton Vllasaliu, i cili ka pranuar vrasjen.

Pista e hetimeve çoi në mbetjet e tij mortore, që u gjetën 3 javë më parë në Novobërdë, derisa për vrasjen e tij është ngritur aktakuzë ndaj dy vëllezërve Jeton dhe Nexhat Vllasaliu.

Krimi dyshohet të jetë kryer në shtëpinë e një prej vëllezërve Vllasaliu, të cilët duket se kishin planifikuar gjithçka në detaje. Plani për vrasjen e 38-vjeçarit thuhet të ketë filluar që nga 9 janari i vitit 2021, që i bie 3 muaj para ditës së vrasjes. Motivi ishin 30 mijë euro.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme