Komuna e Ferizajt ka njoftuar se një ferizajas i infektuar me koronavirus nuk kishte qëndruar fare në Ferizaj.
Nga njoftimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, një qytetar nga Ferizaj, me vendbanim në fshatin Bibaj, i moshës 32 vjeçe i ardhur nga Gjermania, është konfirmuar i prekur nga virusi COVID-19 apo i njohur si koronavirus.
“Konfirmojmë se pacienti nuk ka pasur fare kontakt as me familjen dhe as me bashkëfshatarët. Ai ka ardhur mbrëmë nga Gjermania dhe është trajtuar drejtpërdrejtë nga aeroporti, fillimisht në IKSHP, ku ka rezultuar pozitiv e pastaj nga karantina ku ndodhej në Qendrën e Studentëve e në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Duhet ta ruajmë qetësinë e të respektojmë masat mbrojtëse në përpikmëri”, thuhet në njoftim.
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Përshkrimi i “Daily Express”: Shqipëria, vendi i vogël evrop...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së