Drejtor i Përgjithshëm i Thesarit, Ahmet Ismaili, tash e disa ditë nuk ndodhet në zyrën e tij në Ministri të Financave. Pikërisht, gjatë kohës kur ka shpërthyer skandali i vjedhjes së 2 milionë Eurove nga Thesari i Shtetit, rast për të cilën është arrestuar dhe paraburgosur zyrtari i Ministrisë së Financave, Labinot Gruda.
Më 09 tetor 2020 në Thesarin e Shtetit ka ndodhur ajo që po quhet si “Vjedhja e Vitit”. Mbi 2 milionë Eurove të shtetit janë ‘avulluar’ përmes 4 transaksioneve në llogaritë e një kompanie private, “LDA Group SHPK”, që del të jetë e dyshimtë, nga Drenasi.
11 ditë pas, më 20 tetor 2020, Polica e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin Labinot Gruda, zyrtar në Ministrinë e Financave. Atij, Gjykata Themelore e Prishtinës tashmë i ka caktuar një muaj paraburgim, pasi po dyshohet se duke “Keqpërdorur Pozitën apo Autoritetin Zyrtar” kreu transaksionin e vjedhjes 2.78 milionëshe në Thesar të Shtetit. Derisa, pronarët e kompanisë që përfituan nga ky skandal, Kadri e Valon Shala, ndodhen në arrati, dhe besohet të jenë larguar krejtësisht nga Kosova.
Në ditën kur shpërtheu skandali i vjedhjes në Ministri të Financave, Shefi i Thesarit të Shtetit, nga ku u vodhën 2.78 milionë Euro nuk ndodhej në vendin e tij të punës
Drejtor i Përgjithshëm i Thesarit, Ahmet Ismaili, prej ditësh ndodhet në pushim, shkruan reporteri.net
Ndërsa nga Ministrisa e Financave thonë se arsyetimi që Ismaili e ka dhënë javën e shkuar, është se nuk po paraqitet në zyrë pasi është i infektuar me COVID-19.
E që Ismaili ndodhet jashtë zyrës së tij është konfirmuar përmes një përgjigjie automatike në emailin e tij zyrtar.
“(mesazh automatik) Përshëndetje i/e nderuar, Faleminderit për e-mail. Ju informoj se për disa dite nuk do te jem ne zyre, dhe pa qasje ne e-mail zyrtar”, thuhet në mesazhin që Ismaili e ka lënë tu shkojë automatik secilit që e kontakton në e-mail zyrtar në këto ditë. Ndonëse i njëjti nuk ka lenë shënim ndonjë datë se kur është larguar nga zyra, apo se kur do të kthehet në punë.
Tutje, ai referon që gjatë kësaj kohe të kontaktohet Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Thesarit, Medije Musliu, që sipas tij është në zëvendësim. Dhe përveç e-mailit të saj lihet edhe një numër telefoni i Ministrisë, që përkundër se Reporteri.net e ka kontaktuar disa herë, askush nuk është përgjigjur.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...