I hyri në shtëpi i maskuar dhe sulmoi çiftin, policia në kërkim të hajnit nga Graçanica

08:56 | 30 Shtator 2024
E.G

Një burrë dhe një grua kanë raportuar se në shtëpinë e tyre në Graqanicë një person i maskuar ka hyrë, i ka sulmuar dhe i ka kërkuar para.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, shkruan Arbresh.info.

Sipas policisë, i njëjti pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, shkruan Arbresh.info.

Lidhur me rastin viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ndërkaq rasti është duke u hetuar

“VJEDHJE GRABITQARE NË TENTATIVË Graqanicë / 29.09.2024 – 21:00. Një mashkull dhe një femër kosovarë kanë raportuar se në shtëpinë e tyre ka hyrë një person i maskuar i cili dyshohet se i ka sulmuar duke ju kërkuar para, dhe i njëjti pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, përderisa njësitë policore janë duke kryer proceduar hetimore.”, thuhet në raportin 24 orësh./Arbresh.info/

Të ngjashme