Google ADS

I ‘humbin’ shpresat Opozitës, nuk ka zgjedhje edhe nëse dështon ratifikimi i Demarkacionit

15:40 | 26 Shkurt 2017
Arbresh.info

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj ka folur rreth shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme.

Gecaj ka thënë se shënjimi i vijës kufitare nuk ka të bëjë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pos në rastin nëse njëra nga partneret kryesore të koalicionit qeverisës (LDK ose PDK) dëshiron që qëllimisht të bëj një ndërlidhje të tillë.

“…ashtu siç pretendohet nga ata të cilët, për një apo për një arsye tjetër, dëshirojnë ta dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme; qofshin këta nga opozita apo edhe nga një pjesë e konsiderueshme e (b)analistëve, shoqërisë civile dhe mediave”, ka shkruar Gecaj.

Postimi i plotë i Gecajt:

Shënimi i vijës kufitare, të cilës gabimisht i referohemi si “demarkacion”, nuk ka asnjë ndërlidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pos nëse njëra nga partneret kryesore të koalicionit qeverisës (LDK ose PDK) dëshiron që qëllimisht të bëj një ndërlidhje të tillë.

Vendi qeveriset me shumicën e thjeshtë ( 61 vota) të vullnetit të parlamentarëve, jo me dy të tretat (80 vota), ashtu siç pretendohet nga ata të cilët, për një apo për një arsye tjetër, dëshirojnë ta dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme; qofshin këta nga opozita apo edhe nga një pjesë e konsiderueshme e (b)analistëve, shoqërisë civile dhe mediave.

Dy të tretat e votës eshë e paraparë qëllimisht për rastet në të cilat kërkohet konsensus nacional, konsensus ky i cili nuk ka fare të bëj me qeverisjen e vendit. Këta avokues të zgjedhjeve të parakohshme, në vazhdimësi potencojnë se kjo qeveri duhet të lëshoi rrugë pasi që i ka mbi dy të tretat e deputetëve dhe përsëri nuk mund të kaloi marrëveshjen e vijëzimit të kufirit me Malin e Zi.

Pra, të gjithë këta na thonë qartazi se është Lista Serbe, jo partitë opozitare shqiptare, që duhet të mendojnë për interesin tonë shtetëror e qytetar, ndërsa që partitë opozitare duhet të qajnë kokë vetëm si të arrijnë në kolltuk (me çfarëdo mjeti dhe metode), dhe pastaj të miratojnë mu të njëjtin vijëzim.

Nëse shpejt nuk e krijojmë këtë konsensus më se të domosdoshëm për vendin dhe qytetarët, faji nuk do të jetë fare i koalicionit qeverisës, por i partive opozitare pushtet-lakmuese dhe i disa deputetëve kryeneç, të papërgjegjshëm, të hutuar apo edhe me qëllime të dyshimta nga radha e partive në pushtet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme