Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Prishtinë pasi që tek i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt, shkruan Arbresh.info.
“POSEDIM I NARKOTIKËVE Prishtinë / 12.05.2024 – 00:08. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek I njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”, njofton policia./Arbresh.info/
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...