I gjenden telefona në vlerë 15 mijë euro, arrestohet shtetasi serb në Bërnjak

10:16 | 1 Nëntor 2023
E.G

Është arrestuar një shtetas serb në Bërnjak pasiqë të njëjtit i janë gjetur 20 telefona të ndryshëm pa dokumente përcjellëse vlera e të cilëve sillet rreth 15 mijë euro.

Sipas policisë, malli është konfiskuar dhe dërguar në doganë dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

“Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull shtetas i Serbisë i janë gjetur 20 telefona të ndryshëm pa dokumente përcjellëse vlera e të cilëve sillet rreth 15000€ (pesëmbëdhjetë mijë euro) i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar ndërsa malli i është konfiskuar dhe dërguar në doganë.

Rasti është cilësuar “kontrabandim me mallra” dhe është në procedurë hetimore./Arbresh.info/

Të ngjashme