Oficerët doganorë me autorizim të prokurorisë, kanë kryer kontrolle në dy lokacione në Rajonin e Vitisë, ku kanë arrestuar një person.
Në njoftim thuhet se janë gjetur 209 kg duhan i grirë, 43,000 copë ambalazhe si dhe 500 gram për paketim të duhanit vlera e të cilave llogaritet të jetë rreth 8 mijë euro.
“Këto produkte ishin pa dokumentacion përcjellës dhe janë kontrabanduar përmes rrugëve dytësore në Kosovë. Shmangiet nga taksat doganore llogaritet të jenë rreth 8,000.00 Euro. Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari për kontrabandimin e këtij malli është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin nga Dogana e Kosovës./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...