I dyshuari posedonte armë, edhe pse po u intervistonte nga policia për “dhunë në familje”

13:41 | 18 Shkurt 2020
Arbresh.info

Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Klinë, njësiti i hetimeve, me datën 17 shkurt 2020, gjatë punës rreth një rasti ‘dhunë në familje’, derisa i dyshuari ishte duke u intervistuar lidhur me këtë rast, Policia është informuar se i dyshuari posedon armë.

Policia në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit, me urdhëresë të gjyqtarit kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit: A. I. lindur me 1968 m/k/egjiptian.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar: një (1) pushkë gjuetie, dhjetë (10) copë fishekë 16mm, një (1) pistoletë 7.65mm, një (1) fishekë cal. 7.65 mm, një (1) pistoletë Ekol special 99, gjashtë (6) fishekë cal.7.65 mm.

Në njoftimin e Policisë së Kosovë, thuhet se i  dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme