I dyshuari për vrasjen në Prizren ndalohet për 48 orë

23:02 | 4 Shtator 2023
E.G

I dyshuari për vrasjen në Prizren, Aziz Gashi është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës.

Policia ka gjetur edhe një armë-pushkë automatike, që dyshohet se është përdorur për kryerjen e krimit, foto e së cilës e ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook.

Tutje policia njoftoi se i dyshuari i arrestua në fshatin Tërpezë të Malishevës.

“Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit kujdestar ndalohet për 48 orë, ndërsa policia me autorizim të prokurorit të rastit vazhdon mbledhjen e provave dhe dëshmive”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme