Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin që privoi nga jeta ish-gruan e tij në Ferizaj.
Përmes një komunikate për media, kjo prokuroria ka bërë të ditur se vrasja ka ndodhur rreth orës 14:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj,
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se sot rreth orës 14:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ka ndodhur një rast i vrasjes dhe sipas informatave të para dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka ndërruar jetë një person- e gjinisë femërore, ndërsa, një person tjetër- i mitur, ka mbetur i plagosur. I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës’, thuhet në njoftim.
Sipas prokurorisë, hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës
Po ashtu bëhet e ditur se brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale të lartëcekur./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Vritet një grua në Ferizaj dhe mbetet i plagosur një burrë, arrestohet i dyshuari
Vrasja në Ferizaj, Prokuroria: I dyshuari është ish-bashkëshorti i viktimës
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...