I dyshuari për keqpërdorimin e 2 milionë eurove del para Gjykatës

11:19 | 22 Tetor 2020
Arbresh.info

Labinot Gruda është zyrtari në Thesarin e Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Financave  i cili është i dyshuar për transferimin e mbi 2 milionë eurove nga llogaria e Thesarit të Shtetit, nuk ka ndalur ende para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndërkaq, seanca është dashur të filloj në orën 11:00, por është vonuar, raporton arbresh.info.

Seanca po zhvillohet pa prezencën e medieve të cilat nuk janë lejuar të qëndrojnë në sallë.

Ndryshe, Labinot Gruda, është përballur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme