I dënuar për dhunë në familje, si dhe për vjedhje të rëndë është Ekrem Rexhepi, i përfshirë në ngjarjen makabër të dhunimit të një 11 vjeçareje në Prishtinë. 27 vjeçari për dhunë në familje ishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
E hëna e 29 korrikut, nuk ishte hera e parë që Ekrem Rexhepi, i dyshuar për përfshirje në dhunimin e një vajze 11 vjeçare, u përballë me drejtësinë.
Ndonëse kësaj radhe për një krim makabër, ai ka përjetuar gjykime edhe plot pesë herë të tjera.
27 vjeçari, në dhjetor të vitit 2020 u dënua nga Themelorja e Prishtinës me gjashtë muaj burgim me kusht dhe me një gjobë prej 300 eurove për dhunë në familje.
Në aktgjykimin e Gjykatës theksohet se ky dënim nuk do të ekzekutohet, nëse Rexhepi nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda një viti.
Në rastet e dhunës në familje, Kodi Penal i Kosovës parasheh dënim me burgim deri në tre vjet.
Tjetër vepër penale për të cilën ai u dënua me vendim të plotfuqishëm, ishte vjedhja e rëndë.
Në tri rastet e tjera të cilat gjithashtu kishin të bënin me veprën penale të vjedhjes, ai ishte liruar nga akuza.
Në mënyrë që për personat si të përfshirët në një prej ngjarjeve më të rënda të pasluftës në Kosovë, të ketë dënime meritore, zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, tregoi se do ta krijojnë një komision profesional.
“Themelimi i komisionit profesional është pikërisht arsyeja, është pikërisht përgjigja që do të na ndihmoj të kuptojmë se çfarë hapash institucional duhet të merren, qoftë në aspektin e ndryshimit të ndonjë ligji të aplikueshëm në vendin tonë, ndryshimin e ndonjë procedure apo mënyre të veprimit të institucioneve përgjegjëse”, ka thënë Shala.
E pas publikimit të lajmit, Marigona Shabiu, nga Iniciative e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, thotë se shumë persona e shokuan me komentet e tyre.
“Ne jemi të shokuar nga komentet të cilat i kemi parë dje pas raportimit të rastit dhe pas raportimit edhe të veprimeve të cilat ne si shoqëri civile do t’i ndërmarrim, ku legjitimohet një akt i tillë nga shumë burra edhe kjo është jashtëzakonisht e dhimbshme dhe shqetësueses dhe është alarm që ne si shoqëri duhet të marrim hapa konkret që ta trajtojmë këtë si urgjencë kombëtare”, ka deklaruar Shabiu.
Tre nga pesë të arrestuarit për këtë rast janë të mitur, derisa Policia tashmë i ka arrestuar të gjithë.
Për 4 prej tyre, është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj kurse personi i fundit u arrestua pasditen e së martës. /Dukagjini/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...