Google ADS

I dyshuar për pedofili, Prokuroria nis hetimet për profesorin në Prizren

15:04 | 27 Prill 2022
A. B.

Prokuroria Themelore ka nisur hetimet lidhur me raportimin për zhvillimin e pedofilisë nga një person i dyshimtë në Prizren.

Nga Prokuroria është theksuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës, për mbledhjen dhe grumbullimin e të dhënave lidhur me rastin e profesorit me inicialet F.K., pas raportimit të “Abc News Albania”.

Prokuroria ka njoftuar se do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti, konform dispozitave ligjore në fuqi.​”./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Reagon ish-mësuesi i dyshuar për pedofili: Mos komentoni palidhje

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme